RAJONI OHËR-PRESPË

Rajoni i Ohrit-Prespës i vendosur në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë të Veriut është një nga rajonet më piktoreske në vend. Rajoni mbulon pjesë të Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës, si dhe një pjesë të rrjedhës së sipërme të lumit Drini i Zi.

VENDNDODHJA

Rajoni i Ohrit-Prespës është i rrethuar me malin Jabllanica në perëndim, Karaorman në veri, malin Lilinska, malin Pllakenska dhe Biglla në verilindje, Baba me Pelister në lindje dhe në anën jugore ndodhet kufiri kombëtar me Greqinë dhe Shqipërinë. Komunikacioni i trafikut zhvillohet nga Ohri dhe Struga drejt Shqipërisë fqinje, drejt Dibrës, Kërçovës, Prespës dhe luginës së Pellagonisë.

RELIEVI

Mali i bukur Galiçica ndodhet midis liqenit të Ohrit dhe liqenit të Prespës. I lëshuar nga lugina e thellë e Drinit të Zi midis Jaballanicës dhe Stogovës me malin Karaorman, relievi i Galiçicës ngjitet në një lartësi mbidetare prej afërsisht 2,600 metra (maja e Pelisterit).

Ndërmjet pasurive natyrore të luginave Ohër-Strugë dhe Prespë ndodhen dy liqene të bukura, dy perla Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës. Atributet gjeologjike-gjeomorfologjike të këtij rajoni vazhdimisht zhvillohen. Zona është e pasur me forma të ndryshme relievike si: male, lugina, fusha, maja malore, shpella dhe shkëmbinj.

BURIMET, LUMENJTË DHE LIQENET

Ekzistojnë karakteristika të shumta hidrografike të rajonit Ohër-Prespë; Burimet e Vevçanit, burimet e Biljanës në afërsi të Ohrit, burimi në Shën Naum, si dhe Reka e Madhe dhe lumi Brajçinska që derdhen në Liqenin e Prespës.

Shkenca ka vërtetuar se në këtë zonë uji rrjedh nëntokë (më saktësisht nën malin Galiçicë) dhe këto burime mbushin liqenin e Ohrit, dhe direkt prej tij me rreth 15 m / sek buron lumi i bukur Drini i Zi në zemër të qytetit të Strugës.

KLIMA

Nën ndikim të sipërfaqeve liqenore dhe maleve të larta, temperatura mesatare vjetore në Ohër është 11,2 °C, ndërsa në Prespë 9,7 °C. Në Ohër, rreshjet mesatare vjetore të shiut arrijnë 708 mm dhe 810 mm në Strugë. Në luginën e Prespës ka nga 730 deri në 1,170 mm rreshje në vit.

FLORA DHE FAUNA

Begati e vegjetacionit; bimë, lloje të pasura drunore dhe barishtore me peisazhe të jashtëzakonshme mund të shihen në Galiçicë e cila është shpallur park nacional, si dhe në malet Pelister dhe Jabllanicë.

Rajoni është vendbanim edhe i botës së pasur të kafshëve të disa llojeve të gjahut të madh si ariu, ujku, kaprolli, dhia e egër, derri i egër, por edhe rrëqebulli. Është gjithashtu vendbanim i llojeve të ndryshme të zogjve dhe një numri të madh të llojeve të peshqve, nga të cilat më endemike janë trofta e Ohrit dhe belushka.

TURIZMI

Rajoni i Ohrit-Prespës është një rajon modern dhe tërheqës për të gjitha llojet e turizmit, disponon me të gjitha kushtet që të jetë ofertë e shkëlqyeshme për turistët, të vizitohet dhe shfrytëzohet.

Ohri dhe Struga në brigjet e Liqenit të Ohrit, Resnja në luginën e Prespës dhe disa vendbanime rurale me rëndësi të madhe turistike si Vevçani, Radozhda, Peshtani, Lubanishta, Tërpejca, Otesheva dhe Pretori janë njëlloj sfidë e madhe për të vizituar dhe shijuar origjinalitetin lokal.

Rajoni i Ohrit-Prespës është i njohur gjithashtu për numrin e madh të kishave dhe manastireve unike me bukurinë e tyre arkitektonike dhe historike.

EKSPLORONI OHRIN

  • KISHA E SHËN JOVAN KANEOS – madhësia e saj arkitektonike bazohet në kombinimin e jashtëzakonshëm të elementeve bizantine dhe armene, gjë që e bën këtë kishë një nga monumentet më të rëndësishme mesjetare në Ohër.
  • Fortesa e Samoilit – kjo fortesë përmendet në kronikat që datojnë nga viti 476 dhe është ndërtesa më monumentale e kësaj periudhe. Varësisht prej asaj se në cilën anë të fortesës qëndroni, në pëllëmbë do t’i keni qytetin e vjetër të Ohrit, liqenin dhe shumë më tepër se bukuritë e vendit.
  • KISHA SHËN SOFIA – është e vendosur në zemër të qytetit të vjetër të Ohrit, në rrugicat me kalldrëm ku përhapet aroma e specialiteteve të Ohrit nga restorantet lokale me pamje nga oborri i kishës madhështore.
  • TEATRI ANTIK – është ndërtuar në fund të shekullit të tretë para erës sonë me afërsisht 4.000 vende për publikun. Teatri i hapur i Ohrit ka një vendndodhje të përsosur: dy kodrat që e rrethojnë dhe e mbrojnë atë nga erërat gjithashtu kontribuojnë në akustikën gjatë shfaqjeve.
  • XHAMIA E ALI PASHËS – xhamia e Ali Pashës besohet të jetë një nga xhamitë e para të ndërtuara në Maqedoni. Kjo xhami në formë të kuadrit mendohet se është ndërtuar me gurë dhe tulla të pjekura në fund të shekullit të 15-të ose në fillim të shekullit të 16-të. Në vitin 1823 u ndërtua një medrese brenda kompleksit të xhamisë, megjithëse sot ajo nuk ekziston më. Mbetjet e minares ndodhen në anën jugore të xhamisë. Ajo u shkatërrua në vitin 1912 dhe nuk është rindërtuar deri më sot. Besohet se ka pasur një minare tjetër në pjesën perëndimore të xhamisë të ngritur nga Sulltan Bajaziti i Dytë (1481-1512).
  • SHËN NAUMI – manastiri është ndërtuar nga monarku Shën Naumi i Ohrit, nxënës i Shën Kirilit dhe Metodit dhe themelues i shkollës letrare të Ohrit. Nëse hyni brenda manastirit dhe e vendosni veshin në varrin e tij, mund të dëgjoni zhurmën e ujit të liqenit të Ohrit edhe pse jeni 30 metra më lart se niveli i liqenit.
  • ÇARSHIA E VJETËR E QYTETIT – çarshia e vjetër fillon nga rruga kryesore në Ohër dhe çon deri në breg. Plot me dyqane, restorante të vogla dhe ëmbëltore, çarshia është një nga vendet më të frekuentuara në Ohër. Shëtisni, bëni pazar, ëmbëlsohuni ose mahnituni me shtëpitë dhe lokalet përreth Ohrit. Ky është një vend që është e pamundur ta humbisni kur e vizitoni Ohrin. Çarshia e Vjetër është një pjesë ideale e qytetit për të blerë suvenire, siç janë margaritarët e Ohrit ose kartolinat dhe magnetët, të gjitha do t’i gjeni këtu!
  • MUZEU NË UJË – GJIRI I KOCKAVE – Ohri u pasurua me një tjetër pikë referimi kulturore-historike, njëkohësisht atraksion turistik, dhe ky është muzeu në ujë; vendbanim grumbujsh dhe një kompleks i jashtëzakonshëm arkeologjik, unik në rajon.
  • Relaksohuni në plazh – kaltërsia e liqenit është vendi i përsosur për të shpëtuar nga nxehtësia e verës!

EKSPLORONI OTESHEVËN / PRESPËN

  • ISHULLI GOLEM GRAD Golem grad ka një sipërfaqe prej 18 hektarësh; është 700 metra i gjatë dhe 450 metra i gjerë. Ishulli aktualisht është i pabanuar dhe ka qenë i tillë që nga mesi i shekullit të 20-të, kur një komunitet i vogël murgjish ishte i fundit që u largua nga ishulli. Golem grad mund të arrihet vetëm përmes rrugës ujore. Fshati Konjsko është më i afërti me ishullin me afërsisht dy kilometra distancë uji. Ai është i njohur gjithashtu si Ishulli i gjarpërinjve për shkak të bollëkut të gjarpërinjve që ekzistonin në të kaluarën. Ai është i njohur gjithashtu për biodiversitetin e vet, si banim i florës endemike dhe specieve të rralla të zogjve. Emri i tretë i ishullit është Shën Pjetri.
  • MUZEU RESNJË – Muzeu është i vendosur në vendin e Kalasë së Resnjës, e cila është ndërtuar në vitin 1908 nga Ahmed Nijazi Beu. Muzeu në Resnjë përmban një koleksion të pasur të gjetjeve arkeologjike dhe etnologjike nga zona e Resnjës.
  • MANASTIRI SHËN GJERGJI – supozohet se manastiri është ndërtuar në vitin 1191. Ajo që mahnit në këtë kishë janë afresket e saj, të cilat, së bashku me atë në kishën e Shën Pantelejmonit, në afërsi të Shkupit, paraqesin kulminacion të mjeshtërisë artistike në kohën e krijimtarisë së Komninëve në Maqedoni.
  • MANASTIRI SLIVNICA – pranë kishës ndodhet një burim i ujit të shenjtë, për përfitimet mjekuese dhe cilësitë e mrekullueshme të të cilit njerëzit flasin me admirim.
  • Liqeni i Prespës – shtrihet në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në luginën e Prespës midis fushës së Resnjës dhe maleve Baba, Suva Gora dhe Galiçica. Në juglindje të liqenit, ishulli Golem Grad është pika që lidh kufirin maqedonaso – greko – shqiptar.
  • MARRËVESHJA E PRESPËS– ky rajon do të mbahet mend si shtëpia e Marrëveshjes historike të Prespës, e nënshkruar në vitin 2018, nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.