PËR FPD
Forumi i Prespës për Dialog (FPD) është platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u mundësuar vendeve, udhëheqësve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe t’i forcojnë partneritetet.
Në bazë të rezultateve dhe përvojave që kontribuuan që Maqedonia e Veriut të zhvillohet në një shtet modern, demokratik dhe multietnik bazuar mbi vlerat evropiane, FPD ka për qëllim frymëzimin dhe promovimin e marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit. Platforma është konceptuar si vend për të shkëmbyer pikëpamje dhe ide mbi zgjidhjet e mundshme për çështje të hapura bilaterale, duke ndihmuar qeveritë, institucionet dhe shoqërinë civile, duke përfshirë të rinjtë, për të zbatuar me përpikëri frymën dhe dispozitat e marrëveshjeve bilaterale dhe rajonale të nënshkruara .
Pjesëmarrësit e FPD-së do të kenë mundësi unike që me diskutimet, vlerësimet dhe propozimet e tyre, të vënë vulë personale në forcimin e stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për të pasuruar bashkëpunimin rajonal dhe për të projektuar një imazh pozitiv të rajonit brenda integrimit të tij europian dhe kontekstit ndërkombëtar.
PSE JEMI UNIK?
FPD-ja ka për qëllim të paraqitet si koncept sui generis, bazuar në përvojën pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e saja të brendshme dhe çështjet e hapura me fqinjët e saj.
- Marrëveshja Kornizë e Ohrit krijoi një bazë të qëndrueshme për rregullimin e brendshëm të shtetit
- Marrëveshja për miqësi, fqinjësi e mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë është një hap i rëndësishëm para në marrëdhëniet midis dy vendeve,
- Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë (e ashtuquajtura Marrëveshje e Prespës), i hapi dyert për pranimin në NATO dhe për vendimin për hapjen e negociatave për aderim në BE, si dhe për ndërtimin e një partneriteti të fuqishëm bilateral
Si rezultat i qasjes krijuese dhe konstruktive dhe vendimeve të guximshme, Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë një model i rrallë dhe i suksesshëm i shoqërisë funksionale multietnike dhe kontribuues aktiv në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit.
Përmes FPD-së, Maqedonia e Veriut do të ndajë përvojat e saja unike që të frymëzojë dhe inkurajojë të tjerët të miratojnë një qasje konstruktive në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale, rajonale ose ndërkombëtare.

SI TË NDËRTOJMË NJË TË ARDHME TË PËRBASHKËT?
FPD-ja është konceptuar si platformë për rrjetëzim dhe komunikim të vazhdueshëm që do të përfshijë ngjarje të ndryshme në formën e punëtorive tematike, seminareve dhe tryezave të rrumbullakëta gjatë gjithë vitit.
FPD-ja ka për qëllim të mundësojë një debat të frytshëm intelektual dhe politik përmes takimeve formale dhe joformale, të cilat do të gjenerojnë ide për procese, zgjidhje praktike dhe të mundshme për çështje të hapura me karakter rajonal dhe global dhe do të ofrojë një nxitje thelbësore për përparimin dhe pasurimin e bashkëpunimit rajonal.
Vlera mjaft të rëndësishme të FPD-së do të paraqesin edhe diskutimet për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe kërkimi i modaliteteve se si të përshpejtohet procesi eurointegrues për rajonin. Përmbushja e qëllimit afatgjatë për anëtarësim në BE do të mundësojë që gjeneratat e ardhshme në rajon të jetojnë në Bashkimin Evropian, që paraqet shumë më tepër sesa thjesht një hapësirë me një treg të përbashkët ku nuk ka kufij.

KUSH NA MBËSHTET?
Ngjarja kryesore e FPD-së do të mbahet nën patronazhin e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mysafirë të ftuar dhe që pritet të vijnë: shefa të shteteve ose të qeverive, politikanë dhe diplomatë të lartë nga rajoni dhe nga vende të tjera evropiane dhe jasht-evropiane, organizata ndërkombëtare dhe rajonale – KB, BE, NATO, Këshilli i Evropës, OSBE-ja, Këshilli për bashkëpunim rajonal, autoritetet lokale nga tre shtetet e rajonit të Prespës, përfaqësues të njohur të qarqeve akademike, afariste dhe të mediave, shoqëritë civile, organizatat e të rinjve, etj.