FPD 2023

RUAJE DATËN

15-16 qershor 2023

Strugë, Maqedonia e Veriut

#PFD2023

Forumi i Prespës për Dialog 2023 do të mbahet më 15 dhe 16 qershor 2023 në Strugë, në ambientin e mrekullueshëm pranë Liqenit të Ohrit.

Forumi i sivjetëm ka një rëndësi të veçantë për vendin dhe rajonin, duke pasur parasysh se më 17 qershor do ta shënojmë pesëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

PFD2023 do të mbahet në një kohë të shënuar nga agresioni ushtarak i paprecedentë, i paprovokuar dhe çnjerëzor të Rusisë ndaj Ukrainës, por edhe gjatë kohës së presidencës së Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me çka ndërmorrëm përgjegjësi të madhe dhe vendosmëri të angazhohemi plotësisht në mbrojtjen e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së dhe në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit.

Programi i Forumit, ndër të tjerash do të përfshijë edhe diskutime mbi çështjet e ndjeshme rajonale, ato të politikës dhe sigurisë evropiane, të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, perspektivave për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, çështjet e luftës kundër korrupsionit, etj.

Jemi të bindur se PFD2023 do të ofrojë sërish platformë për diskutim dhe do t’i bashkojë në një vend zyrtarët e lartë vendas dhe ndërkombëtarë, diplomatët dhe figurat e shquara nga komuniteti akademik dhe afarist, shoqëria civile dhe përfaqësues të organizatave rinore, të cilët do të kenë mundësi të shkëlqyer për shkëmbim të mendimeve, ideve dhe analizave mbi një gamë të gjerë temash rajonale dhe ndërkombëtare.

Ju presim në PFD2023!

Më shumë informacion do të vijojnë së shpejti në: https://www.facebook.com/PrespaForum (Facebook), @prespaforumdialogue (Instagram) dhe @PrespaForum (Twitter).

PËR FPD

Forumi i Prespës për Dialog (FPD) është platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u mundësuar vendeve, udhëheqësve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe t’i forcojnë partneritetet.

Në bazë të rezultateve dhe përvojave që kontribuuan që Maqedonia e Veriut të zhvillohet në një shtet modern, demokratik dhe multietnik bazuar mbi vlerat evropiane, FPD ka për qëllim frymëzimin dhe promovimin e marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit. Platforma është konceptuar si vend për të shkëmbyer pikëpamje dhe ide mbi zgjidhjet e mundshme për çështje të hapura bilaterale, duke ndihmuar qeveritë, institucionet dhe shoqërinë civile, duke përfshirë të rinjtë, për të zbatuar me përpikëri frymën dhe dispozitat e marrëveshjeve bilaterale dhe rajonale të nënshkruara .

Pjesëmarrësit e FPD-së do të kenë mundësi unike që me diskutimet, vlerësimet dhe propozimet e tyre, të vënë vulë personale në forcimin e stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për të pasuruar bashkëpunimin rajonal dhe për të projektuar një imazh pozitiv të rajonit brenda integrimit të tij europian dhe kontekstit ndërkombëtar.