PËR NE
Forumi i Prespës për Dialog (FPD) është platforma e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut cila do t’u mundësojë vendeve, udhëheqësve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetet.
Duke iu referuar përvojave që kanë kontribuar në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut në shtet modern, demokratik dhe multietnik të bazuar në vlerat evropiane, FPD-ja ka për qëllim të frymëzojë dhe promovojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit. Platforma është paramenduar si vend për të shkëmbyer pikëpamje dhe ide mbi zgjidhjet e mundshme për çështje të hapura bilaterale, duke ndihmuar qeveritë, institucionet dhe shoqërinë civile, duke përfshirë të rinjtë, për të zbatuar vazhdimisht dispozitat e marrëveshjeve të nënshkruara bilaterale dhe rajonale.
Pjesëmarrësit e FPD-së do të kenë mundësi të vetme me diskutimet e tyre, vlerësimet dhe propozimet për të vënë një vulë personale në forcimin e stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke pasuruar bashkëpunimin rajonal dhe projektimin e imazhit pozitiv të rajonit brenda integrimit të tij evropian dhe kontekstit ndërkombëtar.
Për më shumë informacione klikoni këtu.
PSE NE JEMI UNIK? / PSE JEMI UNIK?
FPD-ja ka për qëllim të paraqitet si koncept sui generis, bazuar në përvojën pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e saja të brendshme dhe çështjet e hapura me fqinjët e saj, dmth:
- Marrëveshja Kornizë e Ohrit krijoi një bazë të qëndrueshme për qeverisjen e saj të brendshme,
- Marrëveshja për miqësinë, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin me Bullgarinë është një hap i rëndësishëm përpara në marrëdhëniet midis dy vendeve,
- Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë (e ashtuquajtura Marrëveshje e Prespës), e cila i hapi dyert për pranimin në NATO dhe vendimin për hapjen e negociateve për aderim në BE, si dhe për të ndërtuar një partneritet të fuqishëm dypalësh
Si rezultat i qasjes së saj krijuese dhe konstruktive dhe vendimeve të guximshme, Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë një model i rrallë dhe i suksesshëm i shoqërisë funksionale multietnike dhe bashkëpunëtor aktiv në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe të stabilitetit.
Përmes FPD-së, Maqedonia e Veriut do të ndajë përvojat e saj të ndryshme në mënyrë që të frymëzojë dhe inkurajojë të tjerët të miratojnë një qasje konstruktive në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale, rajonale ose ndërkombëtare.

SI DO TA NDËRTOJMË NJË TË ARDHME TË PËRBASHKËT?
FPD-ja është konceptuar si platformë për rrjetëzim dhe komunikim të vazhdueshëm që do të sponsorizohet nga ngjarje të ndryshme në formën e punëtorive tematike, seminareve dhe tryezave të rrumbullakëta gjatë gjithë vitit.
FPD-ja ka për qëllim të mundësojë një debat të frytshëm intelektual dhe politik përmes takimeve formale dhe joformale, të cilat do të gjenerojnë ide për procese, zgjidhje praktike dhe të mundshme për çështje të hapura me karakter rajonal dhe global dhe do të ofrojë një nxitje thelbësore për përparimin dhe pasurimin e bashkëpunimit rajonal.
Diskutimet për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe kërkimi i modaliteteve se si të përshpejtohet procesi për rajonin, do të ishin veçanërisht të rëndësishme për FPD-në. Përmbushja e qëllimit afatgjatë për anëtarësim në BE do të mundësojë që gjeneratat e ardhshëm në rajon të jetojnë në Bashkimin Evropian, i cili është shumë më tepër sesa thjesht një hapësirë me një treg të përbashkët ku nuk ka kufij.

KUSH NA MBËSHTET?
Ngjarja kryesore e FPD-së do të mbahet nën patronazhin e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Janë të përfshirë mysafirët të ftyar dhe të pritur: shefat e shteteve ose qeverive, politikanë të lartë dhe diplomatë nga rajoni dhe vendeve tjera evropiane, si dhe jashtë Evropës, organizata ndërkombëtare dhe rajonale – KB, BE, NATO, Këshilli i Evropës, OSBE-ja, Këshilli për bashkëpunim rajonal, autoritetet lokale nga tre shtetet e rajonit të Prespës, përfaqësues të njohur të komuniteteve akademike, afariste dhe mediave, shoqërisë civile, organizatave të rinisë, etj.