FPD 2022: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore europiane të sigurisë

Organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Çerek shekulli pas luftërave në zonën e ish-Jugosllavisë, të cilat u konsideruan si konfliktet më vdekjeprurëse pas Luftës së Dytë Botërore – Evropa po përballet ndoshta edhe me luftë më shkatërruese në territorit e saj. Kështu, pavarësisht shqetësimeve të shumta tashmë të shtresuara, njëri prej tyre dallohet për rëndësinë e tij parësore: siguria. Rendi ndërkombëtarë, i bazuar në rregulla, është përballur me kthimin e retorikës dhe veprimeve të Luftës së Ftohtë. Lufta në Ukrainë na drejton para realitetit të ri gjeopolitik, i cili kërkon vigjilencën dhe mendimin tonë gjithëpërfshirës gjeostrategjik dhe veprim konkret.

Shenjë e vetme inkurajuese është forcimi i unitetit të riafirmuar transatlantik, i cili paraqet pengesë për trendet jo-liberale.

Duke i pasur parasysh ngjarjet dramatike, të pa precedentë, me ndikimin e tyre më të gjerë të mundshëm kontinentit tonë, edicioni i dytë i Forumit të Prespës për Dialog (FPD) 2022 do t’i përfshijë çështjet më të ndjeshme të sigurisë, politike dhe ekonomike të sigurisë me të cilat sot ballafaqohet Evropa dhe Ballkani Perëndimor.

Në fokusin e bisedimeve të Forumit do të jetë ndërtimi i mjedisit rezistent të sigurisë dhe forcimi i partneriteteve strategjike në dritën e zgjimit gjeopolitik. Sa është e qëndrueshme bota në të cilën jetojmë? A mund të konfirmojmë se arkitektura e sigurisë euroatlantike, e bazuar në strukturat e NATO-s dhe OSBE-së, është e gatshme ta ruajë paqen ndërkombëtare? A mund masat kufizuese ndërkombëtare ta ndërpresin luftën?

Diskutimet në Forum do të orihentohen në theksimin e drejtimeve dhe ideve politike rreth çështjes se si të përshpejtohet procesi i rrumbullakimit të projektit evropian, në dritën e nevojës urgjente për realizimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Cilat janë perspektivat për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor? A është Ballkani Perëndimor i gatshëm t’i kthehet paradigmave të reja të politikës autentike dhe kredibile të zgjerimit, të ndjekur me rezultate konkrete?

Njëherazi, do të shkëmbehen mendime për bashkëpunimin rajonal dhe rimëkëmbjen ekonomike, veçanërisht në kontekst të Tregut të Përbashkët Rajonal, Planit Ekonomik dhe Investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Iniciativës “Ballkan i Hapur” dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe mbi çështjet për rolin e grave dhe të rinjve në ndërtimin e shoqërive të paqësore dhe të qëndrueshme.

FPD 2022 paraqet vazhdimësi të FPD-së së parë të mbajtur vitin e kaluar, duke u mbështetur në suksesin e saj dhe rezultatet e arritura. Veçanërisht merren parasysh vlerësimet pozitive, të cilat e dallojnë FPD-në si platformë unikate për shkëmbimin e pikëpamjeve, përvojave dhe ideve për zgjidhje inovatove diplomatike të sfidave dhe kërcënimeve bashkëkohore dhe të ardhshme. E gjithë kjo parqet nxitje në promovimin e FPD-së si ngjarje e njohur ndërkombëtare dhe si brend autentik, i cili i pasqyron modelet bashkëkohore të zgjidhjes së çështjeve të hapura me vullnet të mirë. Republika e Maqedonisë së Veriut këtë e manifestoi me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Nisur nga narrativi i dialogut, mendimit politik dhe zgjidhjes diplomatike të çështjeve të hapura bilaterale, FPD promovon kultivimin e kulturës së bashkëpunimit, besimit të ndërsjellë dhe miqësisë në ndërtimin e stabilitetit rajonal dhe kontributit të saj për forcimin e rolit global të Evropës, si kontinent i lirisë, mirëqenies dhe paqes.

Forumi i sivjetëm do të mbahet në Ohër, qytetin në mbrojtje të UNESKO-s, prej 16 deri më 18 qershor 2022, ku do të takohen personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare nga fusha e politikës, sigurisë dhe ekonomisë, si dhe nga komuniteti akademik dhe i biznesit.

Republika e Maqedonisë së Veriut, me anëtarësimin në NATO dhe me statusin e saj të vendit kandidat për anëtarësim në BE, e gatshme për t ‘i filluar negociatat e aderimit, si dhe me kryesimin e ardhshëm me OSBE-në në vitin 2023, është e përkushtuar në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe më gjerë. Jemi të bindur fort se FPD 2022 do të mund të jep kontribut të vlefshëm në debatin e gjerë për sifdat bashkëkohore dhe të ardhshme.