RRUGA DREJT FORUMIT TË PRESPËS PËR DIALOG

Paneli Rruga drejt Forumit të Prespës për Dialog planifikohet të mbahet më 28 maj të vitit 2021, si pjesë e konceptit të përgjithshëm të Forumit të Prespës për Dialog (FPD), si ngjarje hyrëse për konferencën e parë ndërkombëtare të FPD-së.

Ky Panel ka për qëllim shkëmbin e mendimeve për rrugët dhe mënyrat e shfrytëzimit të rezultateve pozitive të tri marrëveshjeve të Maqedonisë së Veriut (Marrëveshjes Kornizë së Ohrit dhe marrëveshjet me Bullgarinë dhe me Greqinë) në tejkalimin e çështjeve të tjera, ende të pazgjidhura bilaterale dhe rajonale. Ideja themelore është që FPD të bëhet një vend nga ku do të jepet shtysë e re për çështjet e hapura dhe për gjetjen e zgjidhjeve, me qëllim që të dëshmohet se rajoni është i aftë në arritjen e rezultateve lidhur me bashkëpunimin, stabilitetin dhe sigurinë.

Paneli do të fokusohet në ngritjen e çështjeve të ndryshme për shqyrtim për atë se si të krijohet një dialog pozitiv në dhe ndërmjet vendeve dhe shoqërive të tyre; pastaj për atë se si të arrihet përparim në trajtimin e çështjeve aktuale të vështira; si të krijohen narracione pozitive rajonale, që mund të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e stabilitetit dhe sigurisë; pastaj si të tejkalohet ngecja e procesit të zgjerimit të BE-së; dhe ballafaqimi me sfidat, të shkaktuara nga pandemia Kovid-19.

Paneli gjithashtu do të shërbejë si platformë për mbledhjen e ideve dhe propozimeve që do të prezantohen në një Dokument të përbashkët rajonal, me rekomandime për politikat që kanë të bëjnë me ndikimin politik, ekonomik dhe social të marrëveshjeve rajonale dhe bilaterale në Ballkanin Perëndimor, dokument ky që është porositur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rekomandimet për politikat duhet të prezantohen në sesionin plenar përfundimtar të Konferencës FPD, në Ohër, nga profesori Florijan Biber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore të Universitetit të Gracit.

Ngjarja do të mbahet në formë hibride.
Prezantimet hyrëse do të jenë të hapura për mediet.