Bota në të cilën jetojmë përcaktohet nga ndërveprimi i ngjarjeve komplekse dhe të rrezikshme të origjinës së ndryshme që sjellin pasoja afatgjata dhe jo gjithmonë të parashikueshme. Agreioni luftarak i paprovokuar dhe pajustifikuar I nisur nga Rusia kundër Ukrainës ishte një tjetër shkas që provokoi kompeticionin dhe paqëndrueshmërinë strategjike dhe gjeopolitike që janë bërë tipare të mjedisit tonë bashkëkohor të sigurisë dhe natyrës së shumëanshme.
Viti 2023 është i një rëndësie të veçantë për Maqedoninë e Veriut për disa arsye. Do të shënojmë pesëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.Kjo Marrëveshje, në sinergji me Marrëveshjen e Ohrit dhe Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë, përfaqëson një kontribut unik dhe të qëndrueshëm për paqen, stabilitetin dhe avancimin e fqinjësisë së mirë në Evropën Juglindore dhe ka frymëzuar themelimin e Forumit të Prespës për Dialog(PFD) si një platformë për të kërkuar dhe shkëmbyer ide dhe për të kërkuar zgjidhje diplomatike për sfidat e sotme dhe të së nesërmes. Ne kemi marrë drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me një ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe vendosmëri të palëkundur për t’u angazhuar plotësisht në ruajtjen e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së. Me të njëjtën vendosmëri kemi marrë Kryesimin me Kartën SHBA-Adriatik (A5) dhe nga qershori do të marrim Kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Edicioni i tretë i PFD-së i titulluar “Familja evropiane e zgjeruar deri në vitin 2030: misioni i (pa) mundur?” do të jetë një mundësi e shkëlqyer për t’u angazhuar në dialog të hapur dhe konstruktiv, për të shkëmbyer ide dhe perspektiva dhe për ndërtimin e partneriteteve që do të ndihmojnë në sigurimin e të ardhmes së rajonit brenda kontekstit evropian dhe euroatlantik.
Diskutimet do të përqendrohen në procesin e zgjerimit të BE-së me një qëllim final – kompletimi i Evropës si një aktor I fuqishëm dhe strategjik në arenën globale, sfidat rajonale dhe evropiane të sigurisë politike, demokracinë dhe stabilitetin, perspektivat e bashkëpunimit të mirëfilltë rajonal, ndikimet keqdashëse të jashtme, masat kufizuese ndërkombëtare, korrupsioni, migrimi i paligjshëm, dixhitalizimi, inteligjenca artificiale, etj.
Agresioni rus në Ukrainë na kujtoi rëndësinë e një Evrope të bashkuar dhe demokratike, e përkushtuar për të mbrojtur vlerat dhe interesat e saj. Një pjesë integrale e familjes së zgjeruar evropiane është Ballkani, i cili synon të bëhet pjesë e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Prandaj, për Ballkanin është e rëndësishme të ruajë vlerën e demokracisë dhe të përshpejtojë reformat e orientuara drejt rezultateve, ndërsa BE-ja të rikonfirmojë qasjen gjeopolitike ndaj Ballkanit
Të bashkuar në diversitet, të veprojmë së bashku për një përaprim progresiv