PJESËMARRËSIT E KONFIRMUAR

Slide Z. Millo Gjukanoviq
Z. Borut Pahor
Z. Aleksis Cipras
SEE THE FULL LIST

PËR FPD

Forumi i Prespës për Dialog (FPD) është platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për  t’u mundësuar  vendeve, udhëheqësve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe t’i forcojnë partneritetet.

Në bazë të rezultateve dhe përvojave që kontribuuan që Maqedonia e Veriut të zhvillohet në një shtet modern, demokratik dhe multietnik bazuar mbi vlerat evropiane, FPD ka për qëllim frymëzimin dhe promovimin   e marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit. Platforma është konceptuar si vend për të shkëmbyer pikëpamje dhe ide mbi zgjidhjet e mundshme për çështje të hapura bilaterale, duke ndihmuar qeveritë, institucionet dhe shoqërinë civile, duke përfshirë të rinjtë, për të zbatuar me përpikëri frymën dhe dispozitat e marrëveshjeve bilaterale dhe rajonale të nënshkruara .

Pjesëmarrësit e FPD-së do të kenë mundësi unike që me diskutimet, vlerësimet dhe propozimet e tyre,  të vënë vulë personale në forcimin e stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për të pasuruar bashkëpunimin rajonal dhe për të projektuar një imazh pozitiv të rajonit brenda integrimit të tij europian dhe kontekstit ndërkombëtar.

Për më shumë informacione klikoni këtu.

Slide